Qeveria libaneze ka dhënë dorëheqje, por protestat vazhdojnë

Bejrut, 10 gusht 2020 (MEDIAL) – Protestat në Liban për shkak të shpërthimit të madh në Bejrut vazhdojnë, megjithëse pasdite qeveria e udhëhequr nga Hasan Diab dha dorëheqje.

Në protestat në Liban të cilat filluan disa ditë pas shpërthimit, qindra njerëz u arrestuan pati të lënduar, ndërsa një polici u vra.

Protestuesit vazhduan me protestat, megjithëse kërkesa e tyre kryesore ishte që qeveria ta merrte përgjegjësinë për shpërthimin në të cilin e humbën jetën të paktën 160 njerëz. Kjo edhe ndodhi pasdite, kur ministri i Shëndetësisë, Hamad Hasan kumtoi se qeveria po jep dorëheqje.

“E gjithë qeveria ka dhënë dorëheqje”, kumtoi Hasani.

Një gjykatës hetues sot filloi t’i merrte në pyetje drejtorët e agjencive të sigurisë në Liban për shpërthimin shkatërrues.

Në shpërthimin në Bejrut e humbën jetën të paktën 158 njerëz, ndërsa u lënduan 6000, ndërsa 20 rezultojnë të humbur. Shpërthimi u shkaktua nga 2.700 ton nitrat amoni të ruajtur në portin e Bejrutit gjashtë vjet më parë. ls/fab