Qeveria: Kryeministri Zaev i përgënjeshtron deklaratat e Taravarit, kërkon të kërkojë falje ose do të padisë

Shkup, 31 tetor – Kryeministri Zoran Zaev në mënyrën më të rreptë i përgënjeshtron gënjeshtrat e dhëna dhe dezinformatat se gjoja se ai ose ndonjë tjetër me udhëzim të tij u ka ofruar para deputetëve, kumtuan sonte nga Qeveria.“Për këtë manipulim të ashpër, gënjeshtër dhe shpifje do të ndërmerren të gjitha veprimet juridike nëpër institucionet juridike nëse zoti Taravari menjëherë publikisht nuk e tërheq shpifjen e dhënë dhe nëse publikisht nuk kërkon falje”, thuhet në demantin e Qeverisë ndaj deklaratës së kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari.Taravari në pjesëmarrjen në Ditarin e TV Sitell tha se deputetja e partisë Aleanca për Shqiptarët ka marrë ofertë në të holla që të kalojë në shumicën aktuale parlamentare.

“Në këtë shtet gjithçka mund të bëhet. Deputetja ka marrë ofertë nga shokët e kryeministrit dhe personalisht nga kryeministri. Ky shtet është shtet cirku”, deklaroi Taravri.