Qeveria Hoti ndalon blerjen e veturave zyrtare për ministritë dhe agjencitë

Zv/kryeministri i vendit, Driton Selmanaj deklaroi se duhet të ndalohen të gjitha proceset e blerjes së veturave zyrtare, transmeton lajmi.net.

Madje ai tha se obligohet Ministria e Punëve të Brendshme që brenda një jave nga hyrja në fuqi e këtij vendimi të sjell për aprovim një plan për veturat zyrtare dhe shpërndarjen e tyre.

“Kërkohet të ndalohet blerja e veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë. Obligohen të gjitha ministritë dhe agjencitë të cilat janë në proces të blerjes së veturave të ndalojnë këtë.  Obligohet MPB që brenda një jave nga hyrja në fuqi e këtij vendimi të sjell për aprovim një plan për veturat zyrtare dhe shpërndarjen e tyre”, tha Selmanaj.

Ai shtoi gjithashtu se të gjitha ministritë duhet ta respektojnë këtë vendim.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e procedurave të blerjes së veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë në vartësi të tyre”,ishte pika e pestë e rendit të ditës së Qeverisë./Lajmi.net/