Qeveria e re, Mickoski: Fillimisht le të përfundojnë bisedimet LSDM-BDI

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se partie e tij vazhdon bisedimet me të gjitha partitë politike për formimin e qeverisë së re, por që fillimisht po pret që të përfundojnë bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së.

“Le të përfundojnë, le të presim përfundimin e bisedimeve mes LSDM-së dhe BDI-së, të shohim çfarë do të ndodhë në ato bisedime, ndoshta pastaj do të flasim, por principet e VMRO-DPMNE-së janë të qarta. VMRO-DPMNE-ja asnjëherë nuk do të bisedojë në pozicionin e diktateve dhe kushtëzimeve dhe VMRO-ja do të bëj koalicion në bazë të programit”, tha mes tjerash Mickoski.

I pyetur nëse VMRO-ja zhvillon bisedime me Koalicionin ASH-AA dhe me Lëvizjen Besa,  Mickoski tha po realizohen bisedime me të gjithë dhe se në rast se ka ndonjë zhvillim publiku do të informohet në kohë.