Qeveria e Maqedonisë nuk pranon masa shtesë nga KSI për Covid-19

Shkup, 25 nëntor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i ka pranuar rekomandim masat për mbrojtje nga COVID-19 nga Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) me arsyetimin se duhet të rishikohen dhe rivlerësohen.

“Qeveria vendosi të kërkojë nga Komisioni për Sëmundjet Infektive analiza dhe studime krahasuese shtesë për masat e propozuara, por edhe propozime shtesë për nxitjen e vaksinimit masiv”, thonë nga Qeveria.

Përndryshe, ditëve të fundit janë rritur rastet pozitive me COVID-19.