Qeveria do të vendos mbi propozimin për orën policore nga ora 23 deri në 5 të mëngjesit dhe punën e objekteve hotelierike deri në 22:30

/

Qeveria sot në seancë duhet të vendosë për propozimin e Shtabit të përgjithshëm koordinativ të krizës për shkurtimin e orës policore dhe për zgjatjen e orarit të punës të objekteve hotelierike.

Shtabi i krizës dje në seancë i shqyrtoi propozimet e arritura nga Ministria e Shëndetësisë dhe në bazë të tyre i propozoi Qeverisë që në seancën e saj të pare të miratojë vendim me të cilin ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes të zgjasë nga ora 23:00 deri në 05.00 të mëngjesit dhe koha e punës e objekteve hotelierike me mysafirë në pjesën e hapur – tarraca verore dhe kopshte – do të jetë deri në ora 22:30 minuta.

Siç kumtoi dje Pres-shërbimi qeveritar, propozim masat e propozuara do të shqyrtohen në seancën e ardhshme të Qeverisë dhe nëse miratohen do të vlejnë prej nesër.