Qeveria do të shënojë 100 ditët e mandatit me seancë dhe forum tematik

Shkup, 20 prill– Në prag të shënimit të 100 ditëve të mandatit të qeverisë së re, më 26 prill do të mbahet seancë tematike e Qeverisë, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Po ashtu, më 29 prill, Qeveria organizon Forumin me rastin e shënimit të 100 ditëve të mandatit në të cilin janë të ftuar përfaqësues të mediave, trupit diplomatik, odave ekonomike dhe organizatave qytetare dhe shoqatave. Ngjarja do të zhvillohet në Operën dhe Baletin Kombëtar.

“Në Forum do të diskutojmë së bashku për të arriturat e Qeverisë dhe ministrive në 100 ditët e fundit në parimin e pyetjeve dhe përgjigjeve”, njoftojnë nga Qeveria./Zhurnal.mk