Qeveria: Deri më 31 dhjetor të vitit 2023 duhet të përfundojnë punët e autostradës Kërçovë-Ohër

Shkup, 17 gusht – Qeveria në seancën e sotme miratoi Informacion me të cilin konfirmohet se 31.12.2023 është afati për përfundimin e punëve për ndërtimin e autostradës, pjesa Kërçovë-Ohër.

“Në seancën e sotme është shqyrtuar dhe miratoi Informacioni në bazë të së cilit Qeveria e pranoi tekstin e Aneksit nr. 5 ndaj Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës, pjesa Kërçovë – Ohër midis Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore dhe Sinohydro Corporation Limited, sipas së cilës konfirmohet afati për përfundimin e punimeve në këtë pjesë është përcaktuar më 31.12.2023, pa ndonjë implikim shtesë financiar për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.