Qamili me kulturë daneze në Kosovë, ndihmoi shumë këtë klub

Është interesant se në shtetin e Kosovës, kemi një numër të madh që ndihmojnë në forma të ndryshme në aspektin sportiv por asnjëherë nuk dalin në plan të parë!   

Shpend Qamili, ish volejbollist i dëshmuar, është ndihmëstrajner i kampionit të ri të Kosovës, KV M-Technologie (femrat). 

Qamili është krah i djathtë i kryetrajnerit Naser Krasniqi dhe padyshim se kjo dyshe janë të ngazëllyer që triumfuan në kampionat, një titull i ëmbël në kohë pandemie. 

Image

Universiteti dikur

Me Krasniqin janë shokë fëmijërie, shokë të lagjes së Bregut të Diellit, dikur bashkëlojtarë, sot bashkëpunëtorë në klub.

“Jemi rrit bashkë, kemi qenë bashkëlojtar e neve na ka rrit si lojtar Xhavit Kajtazi”, tha Naser Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shpendi ka shumë kontribut ne klub. Një person i qetë, i heshtur e punëtor me një kulturë evropiane, shkurt e shqip me kulturë daneze sepse 12 vite ka jetuar në Danimarkë.