Punëtori me temë “Programet Intereg-IPA: Çfarë u ofrohet të rinjve?”
Shkup, 23 janar – Punëtori me temë “Programet Intereg-IPA: Çfarë u ofrohet të rinjve?” do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Shqipëri, ndërsa në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Rinor të Maqedonisë,, Komisionin Evropian, Sekretariati për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.
Punëtoria organizohet për t’u dhënë të rinjve, aktorëve rinorë dhe organizatave kombëtare dhe lokale që punojnë në politikat rinore një mundësi për të diskutuar se si të rinjtë mund të përfshihen më shumë në programet Intereg-IPA dhe mundësitë që ato ofrojnë, si dhe për të inkurajuar partneritete të reja me organizata rinore për të aplikuar në thirrjet programore që do të publikohen në periudhën e ardhshme.
Në këtë ngjarje, është paralajmëruar fjalim nga Krisela Hackaj, drejtoreshë ekzekutive e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim nga Tirana, Shqipëri, Nadine Lakal, menaxhere e programit të Intereg-IPA dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian, si dhe Zoran Dimitrovski, zv. ministër për vetëqeverisje lokale.. Fjalim do ta ketë edhe Oliver Andreevski, anëtar i Bordit Drejtues të KKRM-së.
Intereg-IPA është një program bashkëpunimi ndërkufitar i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Në dhjetor, Komisioni Evropian e miratoi programin Intereg-IPA “Greqi – Maqedonia e Veriut 2021-2027”.
Programi do të fokusohet në kalimin në një ekonomi me emetime të ulëta të karbonit, mbështetjen dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale dhe përmirësimin e bashkëpunimit me qeverinë dhe ofron shumë mundësi për bashkëpunim, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe zhvillim socio-ekonomik të vendit tonë.