Publikohet pulla postare, përjetësohet vepra e aktorit Luran Ahmeti
Posta e Maqedonisë edhe në mënyrë solemne ka publikuar pullën postare me figurën e aktorit të dëshmuar në skenë shqiptare dhe të huaj, Luran Ahmeti.
Me këtë pullë postare synohet të përjetësohet vepra e Ahmetit, i cili ndërroi jetë nga sëmundja Kovid-19 në kulmin e karrierës së tij.
Ahmeti la pas vetes bijën, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike. Ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike. Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”.
Tanimë Ahmeti mbetet i dokumentuar edhe në kujtesën kolektive…

