Publikohet foto e vjetër e Ritës në një moment të papërshtatshëm me një vajzë

Rita Ora ka hapur arkivat e fotografive, duke postuar një fotografi tejet provokuese, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, në atë foto u shfaq e veshur me një fustan të zi me dekolte të hapur, teksa mikja e saj kishte afruar buzët tek gjoksi i saj.

Përmes kësaj fotoje, artistja e uroi shoqen e saj me rastin e ditëlindjes, duke treguar se bëjnë veprime të papërshtatshme kur janë bashkë.

Kujtojmë se Rita Ora së fundi po punon për të finalizuar albumin e ri, i cili është i treti me radhë në karrierën e saj. /Lajmi.net/