PSZH asnjëherë nuk e kam fituar italianë në LK

Paris, 11 korrik 2020 (MEDIAL) – Shorti për finalen e katërt nga Liga e kampionëve ishte tërhequr dje. Një nga ndeshjet  të cilat u formuan  ishte Atlanta kundër Pari Sen Zherman. Në shikim të parë,  kampioni francez është absolutisht  favorit  në këtë çift, por e vërteta është se statistika  nuk është në anën e parisienëve.

Atlanta është debutues absolut i turneut, por menjëherë arriti deri në finalen e katërt, që është mjaft  arritje impresive vetë në vete. Tani, megjithatë, njëri nga favoritët në turne  ndalet në rrugën e ekipit të Bergamos.

Megjithatë, statistika u jep shpresa serioze  ithtarëve të Xhanpjero Gasperini të bëjnë akt ende më të madh. Ajo tregon se PSZH asnjëherë nuk ka fituar  ekip italian  në Ligën e kampionëve. Parisienët i humbën  të dy ndeshjet me Milanin (0.1 dhe 0:2) në gjysmëfinalen   e sezonit 1994-95. Pastaj ato shënuan katër barazime në ndeshjet  në fazën grupore sërish me Milan (1:1 dhe 2:2) në 2018-19.

Të mos nënvlerësohet edhe fakti se PSZH  nuk do të jetë në formë optimale për ndeshjen me Atlantën më 12 gusht. Siç e dimë,  kampionati francez  ishte ndërprerë para kohe për shkak të  pandemisë së koronavirusit dhe parisienët nuk luajtën  ndeshje zyrtare nga muaji Mars. Ato megjithatë do të shënojnë  dy takime me Sent-Etjen në finalen e Kupës së Francës më 24 korrik dhe me Lion në finalen e Kupës së Ligës më 31 korrik, por vetëm aq.

Në të njëjtën kohë, Atlanta tashmë ka luajtur 6 ndeshje pas restartimit të Serisë “A” ndërsa do të luajë  edhe 7 ndeshje deri në fund të fushatës. Ekipi i Bergamos  gjithashtu janë në formë të shkëlqyer, gjenden në serinë prej 9 fitoreve të njëpasnjëshme (kishin tre para pushimit  të ndeshjes së parë). sa/

Таг