PSG – Manchester City dhe Real Madrid – Chelsea, ja kur zhvillohen ndeshjet

Sonte (e mërkurë) janë mësuar edhe emrat e dy skuadrave të fundit gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi dhe Manchester City siguron kalimin tutje, duke eliminuar Liverpoolin, gjegjësisht Borussia Dortmundin.

Kurse, të martën mbrëma kalimin tutje e siguruan edhe Chelsea e Paris Saint-Germain.

Kësisoj, tani janë mësuar edhe çiftet gjysmëfinaliste. Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të takohen: Real Madrid – Chelsea dhe Paris Saint-Germain – Manchester City.

Ndeshjet e para zhvillohen më 27 prill, kurse ato të kthimit më 4 maj. Ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00.