PSG eliminon Atalanta, Domenech ironik: Faleminderit Gasperini, pa ty…

Raymond Domenech, ish-trajneri i Francës, që përpara çerekfinales tha se PSG do ta kishte të lehtë ndaj Atalantas, ka thumbuar Gasperinin, trajnerin e ekipit bergamask:

“Bravo PSG për këtë emocion të shkëlqyeshëm!

Falenderojmë Gasperinin për zëvendësimet e tij…

Kjo tregon se legjenda se trajnerët italianë janë takticienë të shkëlqyer mbetet një legjendë duke parë këtë ndeshje! Tuchel ka qenë më i suksesshëm”.