Pse kur shtrenjtohet nafta, rriten gjitha çmimet, e kur lirohet nafta nuk lirohet asnjë çmim?

Shkup, 6 dhjetor – Shumë qytetarë me siguri pyesin se pse shtrenjtimi i naftës sjell shtrenjtim të gjitha prodhimeve tjera. Prodhuesit përgjigjen se me shtrenjtimin e naftës rriten harxhimet për prodhim dhe për këtë arsye shtrenjtimi produkteve është i domosdoshëm.Mirëpo edhe më shumë qytetarë pyesin se pse kur lirohet nafta, nuk lirohen edhe çmimet tjera të produkteve. Bile bile, mjafton që nafta të shtrenjtohet për një denar dhe zinxhiri i shtrenjtimeve të shkojë nga produktet ushqimore, deri te mjetet për higjienë. E thuajse asnjëherë nuk ndodh e kundërta, shkruan Zhurnal.mk.

Ja Komisioni Rregullator për Energjetikë paska sjellur vendim që prej sonte të lirohen karburantet. Nafta do të lirohet hiç më pak se 3.5 denarë. Athua nesër do të kemi produkte më të lira nëpër shitore? Absolutisht jo. Çmimet do të mbeten të njëjta, e ndoshta do të vazhdojnë të rriten.

Ku qëndron problemi?

Problemi qëndron tek durueshmëria e qytetarëve në Maqedoni. Qytetarët tanë u besojnë kompetentëve kur arsyetohen se çmimet rriten për shkak se kështu o ndodh në gjithë Evropën. Ne asnjëherë nuk parashtrojmë pyetjen se pse edhe këtu nuk kemi rroga si në Evropë, që çmimet të shtrenjtohen sikur atje. Ndoshta e parashtrojmë këtë pyetje, por vetëm vetvetes. Asnjëherë nuk e parashtrojmë në mënyrë të organizuar, përmes protestave, bojkotit të produkteve, apo formave tjera për shprehje të revoltës në mënyrë demokratike.

Sepse elitat politike dhe ekonomike te ne nuk shqetësohen shumë për shtrenjtimin e çmimit të produkteve elementare. Rrogat e majme që i gëzojnë, provizionet, korrupsionin që u mundësohen falë posteve që ushtrojnë, me siguri i bëjnë imun ndaj shtrenjtimit të çmimeve. Mirëpo kjo nuk ndodh me qtetarët, sepse shumica jetojnë me rrogë minimale.

Duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut si vend i varfër është futur në krizë serioze ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve, është mirë që qytetarët të mbajnë mend këtë moment deri në zgjedhjet e ardhshme. Qytetarët nuk duhet të harrojnë se kush janë partitë dhe politikanët që nuk bënë asgjë për të penguar shtrenjtimet.

Shkak tjetër është edhe mungesa e Shoqatave të mirëfillta për mbrojtjen e konsumatorëve. Çmimet rriten, varfëria thelohet, kurse Shoqata e konsumatorëve sllet sikur asjë të mos ketë ndodhur. Te qytetarët është evidente revolta nga shtrenjtimet e vazhdueshme, mirëpo për fat të keq nuk ka se kush e kanalizon atë revolt , që të ketë efekt dhe të ndikojë në ndalimin e shtrenjtimeve.

Si janë çmimet tek ne, e si në Gjermani?

Për të ju bindur se nuk mbajnë arsyetimet e politikanëve se çmimet po shtrenjotohen edhe në Evropë dhe si pasojë edhe tek ne, sjellim një analizë të çmimeve që ka bërë para dy viteve Dojçe Vele, duke krahasuar çimet tek ne dhe në Gjermani. Edhe pse që nga atëherë çmimet kanë ndryshuar, megjithatë raporti mbetet i njëjtë, respektivisht sa janë shtrenjtuar në Gjermani, aq janë shtrenjtuar (nëse jo më shumë) edhe tek ne:
Një litër nga vaji më i lirë i lulediellit për gatim në Gjermani kushton rreth 1 euro (60 denarë), kurse në Maqedoni kushton 65 denarë.

Një litër qumësht lope me yndyrshmëri 3.2 për qind në Maqedoni mund të gjendet me çmim më të ulët 38 denarë, kurse çmimi mesatar sillet rreth 45 denarë për një litër. Në Gjermani qumështi më i lirë fillon nga çmimi 55 centë (33 denarë), kurse qumështi më i shtrenjtë “Alpik” është 1 euro.

Kaçkavalli i llojit Gauda dhe Edamer në Maqedoni kushton 350 deri 370 denarë për një kilogram. Në Gjermani, Gauda kushton 5 euro (300 denarë), kurse Ementaler 5.4 euro (330 denarë).

Krypa në Gjermani kushton rreth 1.38 euro për kilogram (85 denarë), kurse në Maqedoni 28 denarë. një kilogram sheqer në Gjermani kushton rreth 0.69 centë (42 denarë), kurse më të lirin që e gjetëm në supermarket në Maqedoni ishte 38 denarë .Orizi shtëpiak i klasit të dytë në Maqedoni për 900 gramë kushton 46 denarë. në Gjermani, orizi i klasit të parë kushton 0.80 euro (48 denarë) për kilogram. Mielli më i lirë Tip 400 në Maqedoni mund të gjendet me 24 denarë për kilogram. I njëjti në Gjermani kushto 30 centë (18 denarë).

Tablo me 6 vezë në Maqedoni kushton 50 denarë, kurse në Gjermani 1 euro (60 0denarë).

Domatet në Maqedoni kushtojnë 80 deri 120 denarë një kilogram, kurse në Gjermani 2,50 euro (150 denarë). Kastravecët kushtojnë 192 denarë për kilogram në Maqedoni, kurse në Gjermani 0,70 euro (42 denarë) kushton një copë me peshë mesatare 250 deri 300 gram (1 kilogram rreth 140 denarë). Një kilogram speca në Gjermani kushton 2.50 euro (150 denarë), kurse në Maqedoni 125 denarë.

Dallimet janë të mëdha edhe sa i përket çmimeve të shamponëve në të dy vendet edhe pse shiten në të njëjtin market. Shamponi “Panten Pro-V” prej 200 mililitrave në Maqedoni kushton 208 denarë, kurse në Gjermani 1.45 euro, respektivisht 90 denarë, shkruan Zhurnal.mk.