Pse Google Maps “mjegulloi” shtëpinë në Ohio?
Në një rrugë të zakonshme në Cleveland të Ohio, një shtëpi me histori të errët është “mjegulluar” për opinionin nëse e kërkojnë në Google Maps.
Shtëpia gjendet në rrugën Saymour Avenue 2208 në Ohio. Nëse shikohet nga perspektiva e zogut në Google Maps, përdoruesit mund të shohin vetëm kulmin që është “mjegulluar” në atë formë, që veçohet nga shtëpitë e tjera.
Ajo dikur i takonte përdhunuesit Ariel Castro, që kishte rrëmbyer tri gra dhe i kishte mbajtur të ngujuara në shtëpinë e tij për gati dhjetë vite.
Castro ishte përdhunues dhe keqbërës, deri në momentin kur një nga tri gratë e rrëmbyera arriti të ikë tek fqinji dhe t’i telefonojë policisë.
I dyshuari menjëherë ishte arrestuar dhe kishte pranuar fajin në të gjitha pikat e aktakuzës që rëndonin mbi të. Shtëpia i ishte marr dhe shembur.

