Profesionistë në krye të ASHMAA-së dhe RTVM-së, paralajmëroi Zaev si përgjigje të njërës prej pyetjeve të SPGM, SHGM-së dhe KEMM

Udhëheqësi profesionale të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale dhe servisi kombëtar radiodifuziv, paralajmëroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në artikullin e tij në Tuiter.

Ai me këtë dha përgjigje në njërën prej pyetjeve të cilat i shtruan Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë (SPGM), Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për etikë në mediumet në Maqedoni (KEMM) deri tek partitë politike dhe koalicionet të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“ASHMAA dhe RTVM do të kenë udhëheqësi prej profesionistëve, të përzgjedhur para tërë opinionit për lirim përfundimtar nga regjimi @MickoskiHM dhe @Ilijadimovski më nuk do ta pengojnë këtë proces sepse #LSDM do të fitojë shumicë të madhe të deputetëve, me çka liria do të dominojë ndaj detyrimit“, ka shënuar Zaev.

Zaev paralajmëroi në afat sa më të shkurtër të mundshëm do të japë përgjigje edhe në pyetjet tjera.

Pyetje të cilat i drejtojnë deri tek politikanët është të thonë çka paraqet për ta gazetaria, si planifikojnë ta mbështesin gazetarin profesionale në afat të gjatë, çka do të bëjnë për përmirësimin e pavarësisë së financimit të RTVM-së, për përmirësimin e sigurisë së gazetarëve, për nxitjen e negociimit kolektiv në mediume…