Prishtinë: I infektuari me Covid-19 nuk i respekton rregullat e vetizolimit dhe del në rrugë – rrahet nga disa persona

Një i infektuar me virusin Covid-19, ka dalë rrugëve të Prishtinës pasditen e së martës.

I dyshuari është arrestuar nga policia.

Ai nuk iu është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim, dhe ka dalë në rrugë.

Personi është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.

I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar lënda.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË 

Prishtinë 14.07.2020-15:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar në QKUK ndërsa me urdhër te prokurorit është  iniciuar lënda.