Prishtinasi gjen në arë raketë “RPG” dhe kasetë bombë, lajmërohet KFOR-i dhe FSK

Me anë të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka thënë se ankuesi gjersa po punonte në arë, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese, shkruan lajmi.net.

Mjetet të cilat u gjetën në këtë arë ishin një Kasetë Bombë dhe raketë RPG.

Të njëjtat janë tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga njësia për deminim e FSK-ë dhe KFOR-it. /Lajmi.net/