Prishtina është gati, Besa përgatitet për festë

Klubi i hendbollit Prishtina është gati dhe shpresojnë që ta përmbysin humbjen (38:26) e finales së parë të play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), ndërsa Besa Famgas nga Peja bëhet gati për festë, ta kremtojnë titullin e ri, të 14-tin pas lufte.   

“Sonte, me fillim nga ora 19:30, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve zhvillojmë ndeshjen finale për titullin kampion të Kosovës.

Pas ndeshjes së parë, ekipi pejan ka epërsinë 1:0 dhe në rast të fitores tonë eventuale, do të zhvillohet ndeshja e tretë në Pejë. Edhe pse me disa mungesa, do të japim maksimumin, për ngjyrat e klubit tonë.

Falënderim i veçantë për të gjithë sponzorët që na besuan dhe na qëndruan pranë këtë sezon. Forca Prishtina!”, thuhet nga KH Prishtina.