Presidenti slloven arrin në Kosovë, takohet me Osmanin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim homologun e saj slloven, Borut Pahor, i cili do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Osmani dhe Pahor pritet të diskutojnë për samitin  Brdo-Brioni.

Procesi Brdo-Brioni është një ngjarje vjetore ku marrin pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ky samit u iniciua në vitin 2013 nga presidenti slloven, Pahor dhe presidenti kroat, Ivo Josipoviç.

Pas takimit, presidentja Osmani dhe presidenti Pahor do të mbajnë konferencë për medie.