Presidenti Pendarovski në takim me ministren portugeze të Mbrojtjes, Maria Helena Kareiras
Shkup, 12 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski sot pati takim me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Portugalisë, Maria Helena Kareiras.
Siç theksohet në kumtesën e shefit të shtetit, të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, për procesin e reformave në vend me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës ushtarake dhe modernizimit të forcave të armatosura, si dhe për aktivitet e përbashkëta në kuadër të NATO-s, me qëllim të forcimit të Aleancës dhe përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta në siguri dhe mbrojtje.
Presidenti Pendarovski e përshëndeti Marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim dypalësh në mbrojtje ndërmjet dy vendeve dhe shprehu pritje se ajo do të kontribuojë për intensifikimin e bashkëpunimit për mbrojtje të Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë, bashkëpunimin në fushën e politikës së sigurisë, operacioneve paqësore, trajnimeve dhe edukimit të përbashkët.
Në takim janë shkëmbyer informacione për gjendjen në Ukrainë, me ç’rast presidenti Pendarovski e riafirmoi mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe ndihmën ushtarake, politike dhe humanitare që vendi ia jep Ukrainës.
Pendarovski shprehu falënderim për përpjekjet që i bën presidenca portugeze me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe për mbështetjen e përgjithshme nga Portugalia në lidhje me integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut.