Presidenti Begaj dekreton anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave

Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti Begaj dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, u betuan sot para Kreut të Shtetit shqiptar.

Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, anëtarët e Këshillit të Ministrave: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, zonja Belinda Balluku si dhe Ministër Shteti dhe Kryenegociator, zonja Majlinda Dhuka, u betuan para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj dhe firmosën dokumentin e betimit.