Prajs dhe Bërnz: Ohri dhe Prespa e dërguan vendin në NATO dhe në prag të BE-së

Shkup, 13 gusht – SHBA-ja krenohet që e feston bashkë me Maqedoninë e Veriut 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit e cila luajti rol thelbësor në vendosjen e Maqedonisë së Veriut si demokraci multientike dhe parandalimin e konfliktit më të madh, theksoi sot Eduard Prajs zëdhënës i Departamentit të Shtetit në video porosinë në konferencën “Përtej Ohrit”.

“I përshëndetim arritjet dhe progresin e realizuar nga vendi gjatë viteve të kaluara të cilat e pozicionuan Maqedoninë shumë mirë në rajon. Progresi juaj me Marrëveshjen e Prespës tregoi se diplomacia është e mundur dhe sjell fryte”, theksoi Prajs.

Pak pas Marrëveshjes së Prespës, shtoi, u ishte dëshiruar mirëseardhje si aleat i 30-të në NATO. Shfaqi shpresë se së shpejti do të festohet edhe anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian.

“Marrëveshja mbështet shoqëri e cila synon progresin. Ne i ndajmë sfidat dhe ne si edhe ju kuptojmë se demokracia përforcohet kur i respektojmë mendimet dhe dallimet e ndryshme. Këto janë ideale drejtë të cilave synojmë dhe e urojmë Maqedoninë për përpjekjet në favor të qytetarëve të saj. Ky është vetëm fillimi i lidhjes sonë e cila do ta ruajë vendin tuaj të fuqishëm shumë vite në të ardhmen”, theksoi Prajs.

Sipas ambasadores së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Meri Bërnz, Marrëveshja e Ohrit nuk është marrëveshje e përsosur, por ajo ofron përmbushje të dëshirave në të ardhmen dhe kalimin drejtë mospajtimeve të kaluara.

Siç tha, ajo kjo është marrëveshje e cila në dërgoi në NATO dhe në prag të Bashkimit Evropian.

“Në botën e sotme të globalizuar bashkëpunohet dhe ka konkurrencë në disa nivele, dhe kjo del nga segmente të ndryshme të cilat kanë kultura të ndryshme nga pjesë të ndryshme të botës. Ky vend është në Gadishullin Ballkanik, në një nga pjesët më të gjalla të këtij rajoni, ku bëhen përpjekje të mëdha që pikërisht dallimet të jenë ana juaj e fuqishme”, tha ambasadorja.

Ajo theksoi se mbi 4 mijë liderë nga rajone afariste, politike, religjioze dhe të tjera në Maqedoninë e Veriut morën pjesë në programet dhe shkëmbimet nën patronazhin e qeverisë amerikane. Siç tha, ata kanë udhëtuar për arritjen e përvojave profesionale dhe kanë mësuar si njëri nga tjetri, ashtu edhe nga programet formale.

Ambasadorja shtoi se Amerika gjithashtu punon me partnerët e saj këtu në Maqedoninë e Veriut për sigurimin e qasjes së barabartë në resurset dhe institucionet në këtë vend. Në disa raste, siç tha, kjo është në formë të investimeve të qëndrueshme financiare, në segmente të tjera bëhet fjalë për qasje në tregje të lira, ndihmë gjatë uljes së korrupsionit.

“Në një rast bashkëpunojmë me qeveritë lokale për sigurimin e lidhjeve me internet në të gjitha shkollat publike në vend dhe secilit nxënës t’i jepet mundësia që të arsimohet në mënyrë digjitale. SHBA-ja do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e juaja, në përballjen me korrupsionin dhe përforcimin e demokracisë dhe rritjen e gjithpërfshirjes”, tha Bërnz.