Pompeo: Vendimi për aneksimin në Bregun Perëndimor i takon Izraelit

Sekretari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, tha se i vjen keq se Autoriteti Palestinez ka refuzuar të jetë pjesëmarrës i vizionit amerikan për paqen në lindjen e mesme, e shtoi se shtetet e rajonit shpresojnë se ai vizion të arrihet, transmeton Gazeta Metro.

“Më vjen keq që Autoriteti Palestinez ka refuzuar të jetë pjesëmarrës. Ata thjesht refuzuan këtë pa e shqyrtuar.”

Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo foli edhe për pasojat e aneksimit të një pjese të Bregut Perëndimor duke shtuar se ata po bisedojnë me shtetet e rajonit që shpresojnë se vizioni amerikan i paqes në Lindjen e Mesme të realizohet.

“Kryeministri izraelit gjithsesi e ka pranuar se ai e pranon që vizioni ynë për paqen në Lindjen e Mesme të ketë sukses. Të gjitha shtetet e gjirit kanë dhënë indikacione se shpresojnë se këtë mund ta realizojmë. Më vjen keq që Autoriteti Palestinez ka refuzuar pjesëmarrjen. Ata e refuzuan ta shqyrtojnë. Ne vetëm ju kërkuam që të ulën në tavolinën e negociatave bazuar në kornizën e vizionit të paqes. E ata zgjodhën mos të vijnë.”

“Ajo që ju kemi kërkuar atyre është që të bëhen bashkë e të negociojnë për popullin palestinez e izraelit që të gjejnë një zgjidhje për këtë sfidë të gjatë me dekada. Mbes me shpresë se në javët në vijim, ne do të fillojmë të shohim përparim drejt arritjes së kësaj” tha Pompeo.

Izraeli dhe qeveria e koalicionit në krye të saj, si Benjamin Netanyahu dhe trashëgimtari i tij në postin e kryeministrit, Benny Gantz, janë të gatshëm të nisin aneksimin e 30 për qind të Bregut Perëndimor, dhe sipas raporteve të mediave izraelite janë se kjo është çështje javësh.