Pompeo: SHBA-ja dhe BE-ja duhet bashkërisht t’i kundërshtohen Kinës

Uashington, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian duhet së bashku ta kuptojnë Kinën që të mund ta kundërshtojnë, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, duke e quajtur Kinën kërcënim, madje edhe duke e akuzuar atë për vjedhje të pronës intelektuale evropiane për zhvillimin e ekonomisë së saj.

Pompeo tha se e ka pranuar propozimin e shefit të diplomacisë evropiane, Zhozep Borrell, i cili këtë muaj propozoi krijimin e një dialogu zyrtar amerikano-evropian për Kinën.

Pompeo së shpejti do të udhëtojë për në Evropë, ku do të organizohet seanca e parë e këtij dialogu.

“Nuk bëhet fjalë për SHBA-në, që i kundërshtohet Kinës, por për botën që i kundërshtohet Kinës”, shtoi ai.

Brukseli, si dhe Uashingtoni, është i shqetësuar për praktikat tradhtare tregtare të Kinës, por BE-ja po përpiqet të shkojë përmes rrugës së mesme të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. mb/