Policia e Uellsit të Jugut do të përdorë aplikacionin për njohjen e fytyrave

në kategorine Galileo

Pas tre muajsh prova dhe shqyrtime, aplikacioni i ri i policisë që njeh fytyrat e njerëzve është vënë në përdorim nga forcat policore të Uellsit të Jugut.

Ky aplikacion do t’i jepet 50 oficerëve, të cilët do ta përdorin aplikacionin vetëm në rastet kur është e nevojshme.

Aplikacioni përdor teknologjinë për njohjen e fytyrave nga firma japoneze NEC, megjithatë ndërfaqja e përdoruesit të softuerit është dizajnuar nga vetë forcat policore.

Oficerët e përdorin aplikacionin për njohjen e fytyrave në mënyrë automatike për të lokalizuar fytyrat e kërkuara në një turmë njerëzish. Pasi lokalizon fytyrën, teknologjia shqyrton tiparet e fytyrës, dhe i krahason rezultatet me imazhin e personit në kërkim.

Përdorimi i teknologjisë që njeh fytyrat e njerëzve ka nxitur sfida ligjore, që kur oficerët morën fotografinë e një personi i cili ishte duke blerë në një dyqan.

Madje, grupi i të drejtave civile “Liberty” u shpreh se ishte diçka e turpshme që forcat e Uellsit të Jugut përdorën teknologjinë në një kohë që çështja gjyqësore nuk kishte përfunduar ende.

Sfida ligjore ndaj përdorimit të teknologjisë së Policisë së Uellsit në South Wales ende nuk ka arritur në një përfundi nga Gjykata e Lartë e Cardiff. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.