Poezia dhe piktura në historinë e kulturës bujqësore Kineze

Kultura bujqësore Kineze ka një histori të gjatë, shumë më të vjetër se lotusi i lashtë mijëravjeçar, dhe në kontekstin kulturor Kinez, të jetuarit në fshat dhe punët bujqësore kanë një kuptim kulturor specifik.
Për shembull, në kohët e lashta, dijetarët shprehnin dëshirën për t’u kthyer në natyrë dhe indiferencën ndaj famës e pasurisë duke u kthyer në fshat.
Në shoqërinë e sotme, bashkë me procesin e urbanizimit, fshatrat, fushat dhe bujqësia kanë imazhe kulturore më të pasura, duke përfaqësuar atdheun, nostalgjinë dhe një mënyrë jetese që i afrohet natyrës.
Në ditët e sotme, “vizitat në natyrë ” dhe “vizitat në ferma” janë mishërim i këtij koncepti.