Plagosja në Pejë, raportohet se cak ishte nipi i familjes Haradinaj

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:20 përball fakultetit të Biznesit janë plagosur dy persona me armë zjarri. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit. Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Klan Kosova ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku ka mësuar se cak i sulmit kishte qenë një nip i familjes Haradinaj.