Plagosja me armë zjarri, arrestohet një nga autorët

Policia ka arrestuar një nga autorët e plagosjes me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet.

Ndërsa në kërkim është shpallur bashkautori si dhe një person tjetër për moskallëzim të krimit.

Në pranga është vënë K. Sh., 33 vjeç për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Për të njëjtat vepra penale është shpallur në kërkim vëllai i tij, R. Sh., 25 vjeç.

Dy vëllezërit, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë,  E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.