Pjanici zyrtarizohet te Barcelona

Barcelona ka firmosur me futbollistin boshnjak, Miralem Pjanic. Këtë klubi i madh spanjoll e ka bërë të ditur të hënën pasdite në faqen zyrtare.

Mesfushori do të firmos kontratë të vlefshme për katër vjet, deri në fund të edicionit 2023/2024. Klauzola e lirimit të tij do të jetë 400 milionë euro, ka njoftuar Barcelona.

Transferimi i tij i ka kushtuar Barcelonës plot 60 milionë euro, plus pesë milionë në bonuse.

Pjanic do të luajë për Juventusin deri në fund të edicionit aktual. Transferimi i tij është pjesë e shkëmbimit me Arthur Melo, i cili u transferua te Juventusi për 72 milionë euro.