Pjaca dështon sërish, shtohen hallet për Juventusin!

Marko Pjaca do të rikthehet në Torino sepse Anderlecht i ka bërë me dije klubit italian se nuk do të zgjasë rinovimin me kroatin.

25-vjeçari ishte një nga futbollistët më premtues të Kroacisë, por dëmtimet e njëpasnjëshme e ndalën vrullin e tij. Karriera e Pjaces shkoi poshtë e më poshtë e duket në kolaps total.

Huazimet te Schalke, Fiorentina dhe tani te Anderlecht dështuan. Juventusi ka një kontratë me Pjacen deri në vitin 2023 dhe duket se tashmë duhet t’i gjejë një tjetër destinacion.