Pioli i beson sulmin Rebicit, Fonesca ndryshon

Milani do të luajë ditën e sotme në orën 17:15 një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Romës. Një sfidë që vlen shumë për ambiciet e skuadrave për Kupat e Europës.

Trajneri Stefano Pioli është i detyruar që të fitojë, ndërsa Roma nga krahu tjetër synon të afrohet me Champions Leaguen, shanset janë të pakta. Tekniku i ka besuar Kjaer në qendër të mbrojtjes, ndërsa Rebic mban sulmin i vetëm në mungesë të Ibrahimovicit. Leao e Paqeta e nisin nga stoli.

Roma nga krahu tjetër lë në stol Kolarovin, ndërsa Smalling mbetet lideri i mbrojtjes. Kluivert e nis nga minuta e parë, ndërsa Cengiz Under dhe Kalinic janë në stol.

MILAN (4-2-3-1): G.Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Bonaventura, Calhanoglu; Rebic. Tr. Pioli.
ROMA  (4-2-3-1 ):Mirante; Zappacosta, Mancini, Smalling, Spinazzola; Cristante, Veretout; Kluivert, Pellegrini, Mkhitarian; Dzeko. Tr. Fonseca.