Piktura “Dhelprat” do dalë në ankand me vlerën marramendëse
Një pikturë e ekspresionistit gjerman, Franz Marc pritet të vendosë një rekord të ri botëror për artistin kur të ofrohet për shitje në një ankand muajin e ardhshëm. Piktura “Dhelprat” me ngjyra të ndezura, të ndërthurura do të jetë në qëndër të ankandit të Christie’s në Londër të shekullit të 20-të dhe 21-të më 1 Mars dhe vlerësohet të arrijë rreth 35 milionë paund.
“Do të jetë një moment fantastik për botën e artit, sepse pikturat e rëndësishme të Franz Marc janë tepër të rralla. Ai pikturoi vetëm 45 piktura në vitin 1913. Kjo është një kryevepër që është ekspozuar në një muze në Gjermani që nga viti 1962, kështu që është me të vërtetë një moment që disa breza koleksionistësh e kanë pritur”, tha për Reuters presidenti i Christie’s, ndërsa vepra e artit u ekspozua në Londër.
Fotografia iu rikthye familjes vitin e kaluar pas një procesi të gjatë dhe ata kishin marrë tashmë vendimin që kur ta merrnin përsëri, të dilte në treg që koleksionisti tjetër i madh të kishte mundësinë ta zotëronte atë. “The Foxes” do të shfaqet gjithashtu në Nju Jork dhe Hong Kong gjatë muajit Shkurt.

