Philip Kosnett në Krushë të Madhe: SHBA do të angazhohet në çështjen e personave të pagjetur

në kategorine Kosovë

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, sot ka vizituar kompleksin memorial në Krushë të Madhe.

Selami Hoti, kryetari i fshatiti e njoftoi atë për historinë e 64 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Aty Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështje.

“E di që keni marrë shumë premtime andaj nuk dua ta bëjë një të tillë, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen që në bashkëpunim me Serbinë ta zgjidhin çështjen e personave zhdukur gjatë luftës”, ka thënë Kosnett, njofton Klan Kosova.

Më pas në njërën nga kafiteritë e fshatit amerikani dëgjoi historitë e banorëve të Krushës të përjetuara gjatë luftës së fundit.

medial.mk

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.