Petrovska: Të përkushtohemi në investimin në resurset njerëzore

Shkup, 4 maj – Armata dhe Ministria e Mbrojtjes janë kahëzuar drejt përforcimit të kapacitetit njerëzor sepse pajisja moderne blihet, mund ta furnizoni, por investimi në resurset njerëzore është diçka me afat më të gjatë dhe për të cilën duhet veçanërisht të gjithë ne të japim mund, theksoi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në takimin e sotëm me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe think-thenk me të cilën fillojnë konsultimet e gjera në procesin e transformimit të sistemit të mbrojtjes i cili vazhdon pas anëtarësimit të vendeve në NATO për përforcimin e aftësive mbrojtëse në periudhën 2022-2031.

Ministrja theksoi se proceset në një shtet nuk mund të udhëhiqen vetvetiu, veçanërisht nuk mund t’i udhëheqin as institucionet, as organizatat dhe se nëse duam të kemi sukses edhe në zbatimin e reformave dhe planifikimin e tyre, e domosdoshme është të ekzistojë ai partneritet ndërmjet institucioneve qeveritare dhe joqeveritare.

Ajo theksoi se procesi i transformimit të mbrojtjes nuk ka përfunduar edhe pse jemi vend anëtar i NATO-s.

Ministrja u kthye në luftën në Ukrainë, duke potencuar se praktikisht ajo që sot po ndodh në tokën evropiane është vepër e mënyrës konvencionale të luftimit, por, shtoi, në mënyrë të padiskutueshme është se ai plotësohet me veprime hibride të cilat janë pjesë përbërëse e çdo lloj veprimi, veçanërisht nga kërcënimet kryesore me të cilat përballet jo vetëm shteti ynë si vend anëtar i NATO-s, por edhe shumë vende tjera.

Ajo theksoi se veçanërisht e rëndësishme është që gjendja tani për momentin në tokën evropiane është shumë më ndryshe nga ajo që ishte në situatën kur janë krijuar ose shkruar dokumentet kombëtare të cilat janë të vlefshme.

Ministrja theksoi se RMV me anëtarësimin në NATO ka bërë një hap serioz dhe kjo është garancion shtesë i sigurisë në rajon