Petrovska: Rritet vëllimi i mbikqyrjeve, inicohen 43 procedura kundërvajtëse, shqiptohen 36 sanksione
Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis të Jetesës (ISHMJ) në konferencën e sotme për shtyp lidhur me raportin gjashtëmujor për punën e Inspektoratit informon se është rritur vëllimi i mbikëqyrjeve në vitin 2021 në krahasim me vitin 2020.
Duke i prezantuar rezultatet, theksoi se në periudhën janar – qershor të vitit 2021 janë realizuar 1.132 mbikëqyrje inspektuese në vend të 866 të planifikuarat, apo është realizuar 30 për qind më shumë sesa është planifikuar.
“Në vitin 2021 janë realizuar 185 mbikëqyrje më shumë krahasuar me vitin 2020, gjegjësisht në krahasim me vitin 2020 kemi rritje prej 20 për qind”, theksoi Petrovska.
Janë përcaktuar 363 parregullsi, gjegjësisht shkelje ligjore për të cilat janë lëshuar vendime për largimin e tyre. Për krahasim, në periudhën e njëjtë të vitit 2020 janë përcaktuar vetëm 120 parregullsi, apo në vitin 2021 është shënuar rritje prej 203 për qind.
Janë inicuar 43 procedura kundërvajtëse prej të cilave janë shqiptuar 36 sanksione me gjobë urdhër pagese, ndërsa janë inicuar edhe dy procedura penale.
Urdhër pagesat, shtoi, janë shqiptuar për mbeturina ilegale, ndalesë për punë në bazë të asfaltit dhe betonit.
Gjobat më të ulëta, siç theksoi Petrovska janë 3000 euro, ndërsa gjoba më e ulët e shqiptuar sivjet është 20 mijë euro – për një serrë në Gradsko.
Në vitin 2021 në krahasim me vitin 2020, informon ajo, është rritur numri i mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme, gjegjësisht janë zbatuar 171 mbikëqyrje të jashtëzakonshme, kundrejt 71 në vitin 2020 apo rritje për 138 për qind.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 janë realizuar 741 mbikëqyrje kundrejt 749 mbikëqyrje të rregullta nga periudha e njëjtët e vitit 2020 që është një ulje prej 1 për qind, ndërsa kjo, sipas Petrovskës, ka të bëjë në uljen e numrit të inspektorëve aktivë në terren.