Petrovska në Prishtinë takon ministrin Mehaj

Shkup, 22 Tetor – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka realizuar takim me kolegun e saj kosovar, Armend Mehaj, në margjinat e Forumit për “Gra, paqe dhe siguri” në Prishtinë.

“Biseduam për gjendjen e sigurisë në rajon dhe zhvillimin e bashkëpunimit në mbrojtje mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, publikoi ministrja Petrovska në profilin e saj në Fejsbuk.