Petrovska: Bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së për Ukrainën dëshmon për stabilitetin ndërkombëtar
Shkup, 27 tetor – Politika e jashtme e vendit është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, që është instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm i unifikimit dhe instrument për dialog intensiv politik me Unionin, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në takimin e sotëm me përfaqësues të Delegacionit të BE-së dhe Shërbimit evropian për politikë të jashtme, kryesuar nga zëvendës-shefi i Delegacionit të BE-së, Hulian Vasalo dhe udhëheqësi i divizionit në Shërbimin evropian, Rori Dom.
Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Petrovska theksoi se bashkëpunimi i fuqishëm mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian në kontekst të agresionit rus ndaj Ukrainës, është rrëfim i qartë i kohezionit dhe vendosmërisë të mbrohet stabiliteti i rajonit euroatlantik dhe rendit ndërkombëtar, bazuar në parime dhe rregulla.
Petrovska foli edhe për kontributin e vendit tonë drejt stabilitetit rajonal përmes pjesëmarrjes në misionet dhe operacionet e Unionit, si dhe pjesëmarrjes së Armatës në grupin luftarak të Unionit HELBROK në gjysmën e parë të vitit 2023, kryesuar nga Greqia.
“Maqedonia e Veriut ka rol kyç në përforcimin e paqes dhe stabilitetit edhe përmes pjesëmarrjes në misione dhe operacione të Unionit, ndërsa shembull për atë është pjesëmarrja e 33 pjesëtarëve të Armatës në operacione të BE-së në BeH, EUFOR – ALTEA, si dhe pjesëmarrja e oficerëve të Armatës në misionin trajnues të Unionit në Republikën e Afrikës Qendrore”, theksoi Petrovska.
Ministrja porositi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është kompletuar me bashkëpunimin tonë intensiv me BE-në dhe qëllimit tonë strategjik – procesi efikas inkuadrues dhe anëtarësimi sa më i shpejtë në Union.
Në takim u bë fjalë edhe për përforcimin e bashkëpunimit, duke e pasur parasysh komunikimin tashmë të vendosur me Agjencinë evropiane mbrojtëse, posaçërisht në kontekst të forcave tokësore, logjistikës dhe sistemeve komunikative-informative. U bë fjalë edhe për mundësitë për zhvillim të kapaciteteve me mbështetje nga Shërbimi evropian, me qëllim të përgatitjes më të mirë për kontribut në operacionet dhe misionet e Unionit, për çka do të përforcohet edhe stabiliteti i rajonit dhe rajonit më të gjerë.