Petkov: Bullgaria duhet të rishikoj qasjen ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë konstruktive

Sofje, 4 dhjetor  – Një nga detyrat e para e ministrit të ri të Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe kryeministrit të ardhshëm bullgar është të formojnë grupe pune në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që do të përfshijnë fusha të ndryshme. Këtë e komentoj Kirill Petkov, bashkëkryesues i partisë “Vazhdojnë me ndryshimin” që fitoj në zgjedhjet parlamentare në Bullgari, gjatë paraqitjes televizive në programin “e 7-ta” në radion kombëtare bullgare “Darik”.

Siç njoftoj korrespodenti i MIA-s nga Sofja, sipas Petkovit, këto grupe pune duhet të jenë të ngjashme me ata të negociatave në mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit në Bullgari.

Të ketë grupe pune për ekonominë, infrastrukturën, kultura, historinë, të drejtat e njeriut dhe të fillojnë me punë në secilën prej këtyre temave sa më shumë transparente, për të mund të dy popujt të njihen me temat reale dhe secili të filloj të mendoj se cili është çmimi nëse nuk ka miqësi të mirë në mes të dy vendeve dhe e kundërta – cilat janë sukseset nëse ka miqësi me të vërtet të mirë.

Sipas Petkovit, kështu tema për historinë, që nuk duhet të injorohet, të jetë temë e diskutimeve, por jo e vetmja.

Petkov tha se për të arritur deri në Shkup me aeroplanë i është dashur të shkoj përmes Vjenës dhe pyeti pse nuk ka linjë hekurudhore që do të lidhë Bullgarinë me Maqedoninë e Veriut.

Ai pyeti se përse nuk mbahen konferenca për industri të ndryshme, që do të lidhte bizneset e dy vendeve për të punuar sëbashku dhe përse nuk ka koncerte të përbashkëta. Po t’i kishim këto punë, tha Petkov, si do dukeshin ekonomitë tona.

“Atëherë gatishmëria për kompromis për çështje që janë të rëndësishme për ne si popull dhe për ata si popull do të ishte shumë më e lehtë për ta zgjidhur”, komentoj Petkov.

Por, sipas atij kjo nuk mund të ndodh nëse për këtë flasin vetëm Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, por i gjithë konteksti duhet të hapet. Rezultatet e mira, tha, vijnë përmes punës, dhe jo përmes ideve të mira dhe sloganeve.

“Dhe më e rënda është kur liderët nuk janë takuar apo takohen në çdo gjashtë muaj”, konsideron Petkov.