Pesë mësimdhënës dhe një nxënës nga shkolla ‘Prenk Jakova’në Prishtinë, të infektuar me COVID-19

Përpos mësimdhënësve, i infektuar me koronavirus ka rezultuar të jetë edhe një nxënës.

Kjo u konfirmua për lajmi.net, nga Drejtoresha, Jeta Dida-Bujari.

Drejtoresha Jeta Dida-Bujari bëri të ditur gjithashtu se si pasojë e përhapjes së COVID-19 në shkollë, mësimi nga nesër do të vazhdojë online.

“Po prej nesër shkolla do të mbyllet për dy javë. Mësimi nesër vazhdon online dhe janë bërë të gjitha përgatitjet. 5 mësimdhënës dhe një nxënës kanë rezultuar pozitiv”, tha ajo.

Sipas drejtoreshës, gjendja e përgjithshme është relativisht e mirë, teksa urojnë që shpejtë t’i kthehen normaliteti.

Duhet përkujtuar që për disa muaj radhazi mësimi në gjithë vendin u zhvillua online, për shkak të rrezikut të përhapjes së  virusit COVID-19.

Por në kohën kur numri i të infektuarve me koronavirus pati rënie, masat anti-COVID u zbutën dhe kësisoj filloi edhe ndjekja e mësimit nëpër të gjitha shkollat./Lajmi.net/