Pesë gjëra që ju rrezikojnë më shumë ndaj pasojave afatgjata të COVID-19

Të paktën një nga 50 pacient vuan nga pasojat e koronavirusit për më shumë se tre muaj.

“King’s college” në Londër mblodhi 5 faktorë që mund të ndikojnë këto pasoja të zgjasin, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Shumë persona që u përballën me këtë gjendje të dobësuar me shkaktarë zgjatjen e pasojave të COVID-19, u shprehën se atyre ju desh të ecin me karrocë me rrota shkaku që ishin thuajse të palëvizshëm.

Faktorët që po ndikojnë në këto pasoja janë:

Pesha

Që në fillimet e përhapjes së virusit ne e kemi ditur se pesha e rrezikon shumë pacientin. Pjesa më e madhe e pacientëve që kanë nevojë për përkujdesje intensive ishin mbipeshë.

Asma

Në fillim të pandemisë, personat me asmë u paralajmëruan të kujdesen shumë për vetën pasi që virusi sulmon pikërisht mushkëritë. Personat astmatikë kanë më shumë gjasë që të kenë pasoja afatgjata nga koronavirusi, transmeton lajmi.net.

Mosha

Gjithashtu ata që kishin nevojë për përkujdesje intensive ishin mbi moshën 70 vjeçare. Personat më të ri mbeten më rrallë me pasoja të rënda.

Gjinia

Sipas studimeve që po bëhen, femrat kanë më shpesh pasoja afatgjata të koronavirusit. Ndërsa meshkujt, kanë më shumë gjasë të vdesin nga virusi.

Simptomat e shumta

Pacientët me pesë ose më shumë simptoma të koronavirusit gjatë javës së parë, do të kenë më të vështirë ti tejkalojnë të gjitha simptomat dhe do të mbeten për një kohë më të gjatë me pasoja. /Lajmi.net/