Personat me aftësi të kufizuara protestojnë për një jetë dinjitoze

Shkup, 9 gusht – Personat me aftësi të kufizuara shprehin zgjënjymin e tyre ndaj institucioneve për mos realizimin e kushteve dhe të drejtave të tyre.

Ata thonë se organi koordinues kombëtar i ngarkuar me ta nuk ka bërë asgjë për tre vjet, edhe pse Maqedonia ratifikoi Konventën e OKB -së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhjetë vjet më parë.

Ata kërkojnë të drejtën themelore për një jetë më dinjitoze. Kërkesat prioritare të aktivistëve “Ne Ndryshojmë” janë rritja e shumës që ata marrin si ndihmë për aftësinë e kufizuar dhe si ndihmë e veçantë për fëmijë, krijimi i një regjistri për personat me aftësi të kufizuara dhe hapja e më shumë qendrave të kujdesit ditor dhe qendrave të rehabilitimit.