Përplasje LSDM-PLD, shkak drejtoresha e një teatri

Shkup, 25 nëntor – Në kohën kur shumca parlamentare në Maqedoninë e Veriut po përballet me luhatje të shumta, mospajime janë paraqitur mes Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe partnerit të saj koalicionues, Partia Liberal Demokrate (PLD), që ka dy deputetë.

Shkak për këto përplasje është bë shkarkimi i drejtoreshës së teatrit “Teatri Komedi” në Shkup, Nora Shaqiri Markoviq. Shaqiri Markoviq është shkarkuar me kërkesë t zëvendës kryeministrit për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, me arsyetim se ka shqiptuar dënime ndaj të punësuarve në periudhë të fushatës parazgjedhore, gjë që nuk lejohet me ligj. Mirëpo përkrahësit e Nora Shaqirit thonë se shkak për shkarkimi e saj është fakti që vëllau i saj, Arben Shaqiri, si kandidat për kryetar të Shkupit nga PLD, në raundin e dytë përkrahu kandidaten Danella Arsovska, e jo kandidatin e LSDM-së, Petre Shilegov.

Pas shkarkimit të Nora Shaqirit Markoviq, ka reagua edhe kryetari i PLD-së, i cili shkarkimin e saj e vlerëson si akt politik, transmeton Zhurnal.

„Përkrahje për Nora Shaqirin!

Politika jashtë kulturës.
Hap farei paramenduar“, ka shkruar Milevski në facebook.

Si do të jetë epilogu i kësaj përplasje pritet të shihet prej nesër e andej, sepse për shkak të ditëve të zisë, tre ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë pezulluar të gjitha aktivitetet politike. ///zhurnal.mk