Përplasen sërish në BBVK – Stresi e quan spiun Artan Thaçin
Artan Thaçi në spektaklin e së hënës (20 shkurt) pati një përplasje të ashpër me Stresin dhe Xhuli Nurën.
Aktori i njohur e akuzoi dyshen se janë të veshur me rroba të moralistit, pro që brenda ka gënjeshtra e shantazhe.
Këto biseda duket se po vazhdojnë akoma, teksa kanë pasur një debat edhe ditën e sotme (e enjte) në oborrin e shtëpisë.
“Kur të dalim jashtë a po mendon që merrem unë me Xhulin a çka Stres, merrem me familjen time, punët e mia. Ne po flasim këtu”, iu drejtua Artani, Stresit.
Ndërsa ky i fundit e quajti Thaçin spiun pas asaj që kishte ndodhur me Xhulin për një nga momentet e tyre në xhakuzi.
“Unë kam parë shumë filma Artan, por me arrit një mashkull me spiunua një femër ashtu të bëj”, iu drejtua reperi nga Shqipëria.
Kjo erdhi pasi Xhuli dhe Stresi ulën gjakrat me njëri-tjetrin dhe u kthyen si aleatë në lojë, gjë që i ka shqetësuar pa masë banorët e tjerë.