Përjashtohet më 10 ditë nga Kuvendi deputeti Kujtim Gjuzi

Përjashtohet më 10 ditë nga punimet e Kuvendit dhe komisionet parlamentare deputeti Kujtim Gjuzi.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Sipas Urdhrit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuendit, për shqyrtimin e ankesës  së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për  Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë.” – thuhet në njoftim.

Për shkak se deputeti Kujtim Gjuzi nuk ishte i pranishëm, mbledhja u shty për ditën e hënë, datë 29 qershor, ora 12:00.