Përgatitet draft-versioni për kodin e ri penal, pritet të sillet deri në fund të vitit

Shkup, 4 maj – Ndryshimet e Kodit ekzistues penal lidhur me dhunën ndaj gazetarëve janë në procedurë kuvendore dhe ato duhet të miratohen me kod tërësisht të ri penal, i cili tani më ekziston draft version fillestar dhe për një kohë të gjatë do të vendoset në ENER, ndërsa duhet të sillet deri në fund të vitit, paralajmëroi sot ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski.

“Lidhur me Kodin ekzistues penal, një prej veprave penale në ndryshimet dhe plotësimet e reja të Kodit penal ishte zhvendosja në dispozitën 123 nëse ka dhunë, gjegjësisht vrasje e gazetarit kjo do të paraqesë edhe formë të kualifikuar të vrasjes. Kështu që ngritet cilësia e reagimit shoqëror me atë që ato ndryshime dhe ato të cilat janë në linjën e Konventës së Stambollit janë në procedurë kuvendore. Më duhet të them se kemi një dilemë të vogël sepse për momentin punohet në kodin e ri penal. Do të thotë se këto ndryshime të cilat janë rreth 60-të dispozita, do të duhet të jenë kompaktibile së bashku me ndryshimet, gjegjësisht me kodin e ri penal. Të mos na ndodhë nga aspekti nomoteknik se këto ndryshime nuk do të korrespondojnë me vendimet e reja në kodin e ri penal. Prandaj do të duhet të jemi të kujdesshëm të mos vijmë në fazë të mos i ndryshojmë ndryshimet të cilat janë ndryshimet e Kodit penal”, deklaroi Tupançevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

I pyetur për mundësinë që të kthehet shpifja si vepër kriminale, Tupançeski sqaroi se për dallim nga Gjermania, ku shpifja dhe fyerja si akte të paligjshme janë pjesë përbërëse e Kodit Penal, sipas të cilit shpifja e deputetit dënohet deri në pesë. vjet burg në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vlen një koncept tjetër, për ligjin e veçantë për përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje. Ndryshimet që ishin në procedurë parlamentare janë tërhequr, për të saktësuar më tej dispozitat dhe për të futur vërejtjet nga profesioni i gazetarit.

Përveç kësaj, sipas tij, do të ridefinohen edhe disa punë në pajtim me vërejtjet e profesionit të gazetarit, të cilat janë pranuar.

“Në këtë drejtim e kemi tërhequr ligjin, që sërish ta vendosim në procedurë kuvendore. Kështu që besoj se gjatë kësaj jave ose javës së ardhshme do të ketë edhe zgjidhje përfundimtare”, shtoi ministri i Drejtësisë.

Ligji për falje, megjithatë, thekson ai, praktikisht është një ligj i ri pasi zbatimi i ligjit aktual ka treguar se ekzistojnë dispozita të cilat janë interpretuar ndryshe, me ç’rast janë shfrytëzuar përvoja të mira komparative, ndërsa risi është se në një fazë më të mirë nga procedura gjyqësore nuk do të ekzistojë mundësi për falje.