Përfundoi seanca për pyetjet parlamentare, e fundit për këtë vit

Shkup, 29 dhjetor – Kuvendi sonte përfundoi seancën në të cilën deputetët i drejtuan pyetje kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë.

Është seanca e fundit e Kuvendit për këtë vit, ndërsa nënkryetari Goran Misovski e mbylli me një urim për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

Në vitin 2022 Kuvendi ka mbajtur 39 seanca të reja në 88 ditë dhe me vazhdimet nga viti i kaluar 50. Më së shumti ligje të mbetura ka në Komisionin e Kuvendit për Arsim.