Përforcimi i stabilitetit financiar me rëndësi të madhe për rimëkëmbjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut

/

Pasojat e krizës me Kovid-19 mbi ekonominë janë të dukshme, por në masë të madhe janë zbutur përmes masave në kohë dhe të përshtatshme monetare dhe fiskale. Është e nevojshme të vazhdohet me ndjekjen e vazhdueshme të gjendjeve, përshtatjen e politikave dhe ndërmarrjen e masave në kohë, janë në pjesë e mesazheve të cilat dolën nga takimi i Bankës Popullore dhe Ministria e Financave me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në takimin, e organizuar onlajn në kuadër të Takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, u vërejt se të dhënat e fundit tregojnë një përmirësim të konsiderueshëm të gjendjes së ekonomisë, por se pasiguria është akoma e theksuar.

Në takim, siç informoi Banka Botërore, morën pjesë guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, Ministri i Financave Fatmir Besimi, Drejtori i Departamentit të FMN-së për Evropën, Alfred Kamer, shefja e Misionit të FMN-së në vendin tonë, Berglojt Bjornson Barkbu dhe përfaqësuesja rezidente e FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Stefani Eble.

Vëmendje e veçantë i kushtohet sfidave në periudhën e ardhshme, kur përparësia mbetet trajtimi i krizës shëndetësore, e cila do të jetë thelbësore për mbrojtjen e ekonomisë dhe financave publike.

Sipas vlerësimeve të FMN-së, do të jetë e rëndësishme në muajt e ardhshëm ta mbështesim ekonominë dhe masat të targetohen mirë, të kenë karakter të përkohshëm dhe të zbatohen në një mënyrë transparente.

FMN vlerëson se investimet më të mëdha në periudhën tjetër mund të ndihmojnë për rritjen e potencialit që të rritet ekonomia. Siç u theksua në takim, reformat strukturore që janë një parakusht për rritjen e mëtejshme afatgjatë të ekonomisë nuk duhet të harrohen gjatë krizës me kovid.

Në kontekstin e rimëkëmbjes së ekonomisë së Maqedonisë, përfaqësuesit e lartë të FMN-së theksuan se është me rëndësi të madhe që stabiliteti financiar po forcohet vazhdimisht dhe se ne vazhdimisht jemi duke punuar në përmirësimin e rregullativës në këtë fushë. Sektori bankar, i cili është shtyllë kryesore e sistemit financiar, siç vlerësohet nga FMN, duhet dhe mund të japë mbështetjen kryesore për ekonominë në periudhën e mëtejshme të revitalizimit.